Startuam sot takimet ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkollën e mesme Shkolla Ibrahim Kodra Zyrtare, Durrës.

Në bashkëpunim me stafin psikosocial të shkollës dhe përfaqësuesve të policisë Durrës, z. Arben Hushi, diskutuam me të rinjtë mbi format e dhunës, pasojat, rëndësinë e raportimit.

Roli i institucioneve përgjegjëse, veçanërisht të policisë në adresimin e rasteve të dhunës, u sollën në vëmendje gjatë takimit, ndërkohë që një fokus të veçantë në diskutim mori dhuna mes bashkëmoshatarëve, sidomos ajo kibernetike dhe kujdesi që ata duhet të tregojnë online.

Ky aktivitet, u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, i mbeshtetur nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network/ Qeveria Suedeze.