Ishim sot në sheshin “Liria” Durrës, për të startuar fushatën e 16 ditëve të aktivizmit ndaj dhunës me bazë gjinore.
Ky event bëri bashkë përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, përfaqësues të Këshillit Bashkiak Durrës, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë, përfituese të shërbimeve për viktimat e dhunës, të rinj dhe anëtarë të komunitetit, duke synuar një angazhim gjithëpërfshirës e të koordinuar ndaj këtij fenomeni.
Përmes këtij eventi pjesëmarrësit mundën të ndanin mesazhet e tyre kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, ndërkohë që ekspozita e pikturave pati një kënd të veçantë, përmes të cilit u përcollën mesazhet për t’i thënë stop dhunës.
Përfaqësues të medias iu përgjigjën thirrjes tonë, duke qenë prezent dhe përcjellë mesazhet kundër dhunës për një publik më të gjerë.
Prezent në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Kanadeze dhe Canada Found for Local Initiatives (CFLI), të cilët përgëzuan iniciativën.
Ky event do të vijojë me takimet ndërgjegjësuese në shkolla të mesme të qytetit të Durrësit, duke synuar të jemi më afër të rinjve dhe për t’i bërë ata një zë më shumë kundër dhunës.
Ky aktivitet, u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, i mbeshtetur nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network/ Qeveria Suedeze.
#asnjëjustifikim #16ditëteaktivizimit