Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me Bazë Gjinore, çelëm këtë fushatë nën sloganin “Asnjë Justifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe të rinjve, mbi fenomenin e dhunës me bazë gjinore si dhe investimin në kryerjen e veprimeve të përbashkëta për parandalimin e këtij fenomeni.

Qytetarët u ftuan që rreth “pemës portokalli” të përcillni mesazhe shprese e mbështetje për gratë e vajzat që ndodhen në situate dhune.

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Durrës janë regjistruar 549 Urdhëra të Menjëhershëm Mbrojtje dhe 6 Urdhëra Mbrojtje.

Ngjarjet e vazhdueshme të dhunës, në familje dhe jo vetëm, të shoqëruara me humbje jete, nxjerrin në pah problematikat që ka familja dhe nevojën për angazhim të të gjithë ne.

Ky aktivitet organizohet nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.

#asnjejustifikim #16days