Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” (SHGPS) organizoi sot një konferencë në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave përmes punës së dorës”.
Eventi bëri bashkë gra dhe vajza artizane nga Durrësi, Voskopoja dhe Tushemishti, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore. Në fokus ishte ndarja e përvojave dhe diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë që nxisin ngritjen e mini-bizneseve artizanale.
Të pranishëm në konferencë ishin:
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Znj. Emiriana Sako; Përfaqësuesja e Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Elisabeta Koza; Deputetja Znj. Klodiana Spahiu; Drejtoresha e Shërbimit Social Durrës, Znj. Meme Xhaferraj; Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Znj. Denisa Luarasi
Të ftuarit përshëndetën këtë iniciativë të shoqërisë civile, duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së grave dhe vajzave në promovimin e traditës dhe zhvillimin ekonomik.
Në fjalën e saj, Znj. Bajana Çeveli, drejtore ekzekutive e SHGPS, theksoi: “Për më shumë se 20 vite, kemi punuar me përkushtim për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore.”
Aktiviteti vijoi me panairin e punëve tradicionale të grave artizane të Durrësit, Tushemishtit dhe Voskopojës.
Ky aktivitet u realizua me financimin e Global Fund for Women, mbështetjen e Fondacija Cure/ Cure Foundation dhe bashkëpunimin e Bashkia Durrës.