Në vijim të zbatimit të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të bashkisë Durrës”, në datën 15 Nëntor patëm kënaqësinë që përmes një jurie të mund të përzgjidhnim planet më të mira të biznesit të grave dhe vajzave, të cilat në vijim do të mund të mbështeten më konkretisht lidhur me idetë e tyre.
Në aktivitetin, ku të pranishëm ishin drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, si dhe gra biznesmene, u përgëzuan iniciativa të tilla, të cilat janë një mbështetje për fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të grave dhe vajzave.
Ky projekt mbështetet nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Found for Local Initiatives (CFLI).
#CFLI
#canadianinitiatives