Kishim kënaqësinë të mirëprisnim pranë zyrës së Shoqatës dhe Inkubatorit Social “Duart e Arta” përfaqësues të Ambasadës Kanadeze dhe Canada Found for Local Initiatives (CFLI).
Në këtë vizitë një ditore, patëm mundësinë të diskutonim ecurinë e projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të bashkisë Durrës”, si dhe të ndanim eksperiencat dhe punën e shoqatës jo vetëm në drejtim të shërbimeve për viktimat e dhunës, por edhe lidhur me fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave. 
Përfaqësueset u bën pjesë edhe e hapjes së fushatës së 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore, duke qenë dëshmitare në këtë mënyrë se iniciativat për mbështetjen ekonomike të grave dhe organizimi i përbashkët kundër dhunës, janë të rëndësishme për të forcuar pozitën e grave në shoqëri dhe rritur respektimin ndaj të drejtave të tyre.