Workshop në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, i mbeshtetur nga @awen_albania/ Qeveria Suedeze.
Fokus i këtij workshopi u bë diskutimi mbi rolin e strukturave lokale mbi strategjitë dhe masat e parashikuara në nivel vendor lidhur me fuqizimin ekonomik të grave. Sfidat dhe mundësitë në ngritjen e një biznesi, si dhe roli i grave biznesmene u sollën në vëmendje përgjatë takimit.
Përfaqësues të Këshillit Bashkiak Durrës, përfaqësues të Zyrës së Punësimit, Dhomës së Tregtisë dhe Biznesit Durrës, si dhe administrator social, diskutuan me gratë dhe vajzat e interesuara programet dhe mundësitë që ofrohen për to në drejtim të fuqizimit ekonomik.