
KËRKESË PËR OFERTË/ Durres, më 28.10.2021
Drejtuar: Subjekteve Hotel e Restorant në qytetin e Durrësit
Lënda: Kërkesë për Oferte
Shoqata Gender, Paqe e Siguri, në kuadër të Projektit “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimit për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të Dhunës ndaj Grave në Bashkinë Durrës dhe Kavajë”, kërkon ofertën nga subjektet Hotel-Restorant në qytetin e Durrësit për zhvillimin e një eventi nga ana e Shoqatës. Ju lutemi të jepni ofertat tuaja për artikujt, si më poshtë:
1. Salle me qira;
2. Katering per 25 persona.
Ju informojmë se eventi do të zhvillohet në datën 12 Nëntor nga ora 10:30 deri në orën 12:30.
Ju lutem që ofertat Tuaja të dërgohen brënda datës 09.11.2021 ora 17:00 në adresën e e-mailit: shoqatagps@gmail.com.
Ofertat duhet të jënë të nënshkruara dhe vulosur nga përfaqësuesi i kompanisë.