Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” realizoi takimin ndërgjegjësues të rradhës me komunitetin e Njësisë Administrative Sukth, në kuadër të Projektit “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull”. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për mospranimin e asnjë lloj forme të dhunës dhe inkurajimin për të raportuar dhunën si dhe kërkimin e shërbimeve të suportit emergjent nga gratë dhe vajzat, viktima të dhunës.Gjatë takimit u ndanë infomacione të rëndësishme ligjore e psikologjike për dhunën në familje e atë me bazë gjinore. Të pranishmit diskutuan lidhur me shkaqet që detyrojnë viktimat e dhunës në zonën e tyre të mos raportojnë, duke theksuar si më kryesoret mentalitetin dhe varësinë ekonomike që gratë e vajzat kanë ndaj bashkëshortëve. Këto fushata organizohen nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.