
Vijojnë takimet ndërgjegjësuese të organizuara nga Shoqata “Gende, Paqe e Siguri” me fokus dhunën në familje e atë me bazë gjinore. Gra e vajza të komunitetit të zonës së Porto-Romanos ishin pjesë e takimit të rradhës ku u nda informacion i rëndësishëm psikologjik e ligjor mbi dhunën në familje. Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit nxorrën në pah faktin se veçanërisht në zonat rurale, çështjet e dhunës në familje vijojnë ende të konsiderohen “të izoluara” dhe viktimat janë të painformuara mbi mbështetjen që ofrohet për to. Ky aktivitet u realizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.