19
Dhj

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, në këtë fundvit gëzoi fëmijët e grave përfituese nga shërbimet, me një festë plot ngjyra. Nën tinguj të muzikës u ndanë urime dhe dhurata, për të përcjellë sado pak buzëqeshje tek të vegjëlit. Urojmë që viti që po vjen, të sjellë për ta dhe për të gjithë fëmijët, shëndet, sa më shumë dashuri dhe bekime! Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.