Viti 2024 ka qenë një vit i suksesshëm në punën e vazhdueshme të Shoqatës “Gender, Paqe e Siguri” në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave e vajzave. Përmes angazhimit tonë kemi mundur të realizojmë me sukses aktivitete të ndryshme për të çuar përpara misionin tonë dhe për të nxitur dhe mbështetur zërin e grave dhe vajzave dhe zbutjen e problemeve socio-ekonomike të tyre.