Ndër vite, Shoqata Gender, Paqe e Siguri" vazhdimi i Shoqatës së Grave me Probleme Sociale ka patur arritjet e saj falë punës së palodhur dhe mbështetjes së donatorëve:
- Në vitin 2001 u hap Qendra e parë e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat në Qarkun e Durrësit. Qendra e Këshillimit u hap me mbështetjen financiare të NPA (Ndihma e Popullit Norvegjez), duke ofruar këshillim ballë për ballë për gratë dhe vajzat, këshillimet në linjat telefonike, ndihmat juridike etj, mision i cili vazhdon edhe sot falë mbështetejës së qeverisë suedeze (SIDA) nëpërmjet organizatës KVINNA TILL KVINNA dhe AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri).
- Në vitin 2001 SHGPS hapi gjithashtu Qendrën Ditore për të 100 të Moshuar, projekt i mbështetur nga Fond i Zhvillimit Shqiptar dhe nga Banka Botërore. Shërbimet kryesore të ofruara ishin shërbimet mjekësore, përkrahja psikologjike, dhënia e një vakti falas ushqimor.
- Në vitin 2004, në Porto Romano, një zonë informale e qytetit të Durrësit, u hap një Qendër Komunitare "Shpresa", me kontributin e ambasadës norvegjeze duke u dhënë akses të rinjve dhe grave të përfitonin trajnime dhe kurse profesionale për ti fuqizuar sa më shumë.
- Në vitin 2007, në kuadër të projektit COOSLA, të mbështetur nga BE, COOSS Marche, Bashkia Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit, u hap Qendra Komunitare për Gratë dhe Vajzat në zonën informale të Spitallës. Kjo Qendër Komunitare ka shërbyer si një burim i përshtatshëm informacioni për të rinjtë dhe gratë, një mundësi për t'u informuar për problemet e ndryshme sociale që lidhen me to, një strukturë për shërbime psikosociale për grupet rinore dhe gratë në nevojë, një strukturë me përvojën dhe aftësitë në hartimin dhe zbatimin e programeve rinore, një strukturë të informacionit dhe komunikimit mbi shëndetin riprodhues, AIDS / STDs dhe përdorimin e drogës.
- Në vitin 2008, me mbështetjen e programit të USAID-it, u mundësua hapja e zyrës së parë gjinore si pjesë e Bashkisë së Durrësit, e para në Shqipëri që shërbeu si një model për hapjen e zyrave të tjera të këtij lloji në të gjithë territorin e Shqipërisë.
- Në vitet 2012-2013 u krijuan dy inkubatorë artizanalë në dy fshatra turistike: në Tushemisht të qytetit të Pogradecit dhe në Voskopojë të qytetit të Korçës. Inkubatorët artizanalë ofrojnë mundësi për gjenerimin e të ardhurave për gratë lokale, duke ruajtur gjallë trashëgiminë kulturore të këtyre zonave.
- Në vitin 2014, SHGPS hapi Zyrën e parë Rajonale të Barazisë Gjinore si pjesë e Institucionit të Qarkut Durrës. Hapja e kësaj zyre është rezultat i punës dhe bashkëpunimit të gjatë të Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, me Këshillin e Qarkut Durrës, në adresimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe dhunës në familje.
- Në vitin 2015 u realizua Strategjia e Monitorimit për barazinë gjinore në qarkun e Durrësit e financuar nga AWEN / SIDA.
- Në nëntor të vitit 2017, për herë të parë shoqata hapi biznesin social në Tushemisht , projket i cili lidhet drejtpërdrejt me punësimin e orientimin profesional të të rinjve. Projekti u financua nga SWISS-Contact.
- Në shtator 2018, qeveria miratoi Planin Ndërinstitucional Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo arritje erdhi falë bashkëpunimit të ngushtë me Ministrinë e Shëndetit, Ministrisë të Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brëndshme , si dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe koalicionit të shoqërisë civile "Koalicioni i Gruas për Paqe dhe Siguri" me mbështetjen financiare të Ambasadës të Vëndeve të Ulta, FGE- Fondin për barazi Gjinore dhe UN Women në Shqipëri dhe OSBE.