Shoqata "Gruaja, Paqja, Siguria"

Projekti: “Këshillimi drejt Punësimit” financuar nga Swisscontact & GIZ

Projekti “Këshillim drejt Punësimit”  ka nisur implementimin e tij në  Shoqatën “Gruaja, Paqe, Siguri” që prej vitit 2012.  

Qëllimi i projektit është orientimi dhe integrimi i të rinjëve drejt tregut të punës. 

Programi i vjen në ndihmë të rinjëve për arritjen dhe zhvillim personal dhe profesional si dhe të sigurojnë punësim dhe vetë-punësim të qëndrueshëm.

Ky program siguron 60% sukses në punësimin e personave të përfshirë.

Kriteret për të qënë pjesë e projektit janë:

1-Personat me vështirësi social-ekonomike

2-Personat e papunë

3-Personat e motivuar për të ndryshuar të ardhmen

4-Mosha 18-30 vjec

5-Të rinj që jetojnë në zonat rurale

Programi: “Këshillimi drejt Punësimit”i zbatuar nga shoqata “Gruaja, Paqe, Siguri” dhe  e financuar nga Swisscontact si dhe nga Qeveria Gjermane përmes GIZ, synon orinetimin dhe integrimin e personave të rikthyer nga migracioni dhe për individët në vëshirësi.

Programi i vjen në ndihmë të rinjëve të arrijnë zhvillim personal dhe profesional si dhe të sigurojnë punësim dhe vetë-punësim të qëndrueshëm.

Ky program ka nisur zbatimin e tij në Nëntor të vitit 2017 dhe gjatë këtyre viteve kanë përfituar afro 210 të rinj,në qytetet Durrës, Fier, Berat, Kuçovë dhe Pogradec. 

Programi siguron 60% sukses në punësimin e personave të përfshirë.

Programi “Këshillim drejt Punësimit” kalon nëpër elementët e mëposhtëm:

  1. Eksplorim idesh, dëshirash dhe nevojash;
  2. Eksplorim tregu dhe profesionesh;
  3. Analizë e profesioneve;
  4. Ndërtim i një plani zhvillimi;
  5. Kurse dhe praktikë profesionale;
  6. Plan Biznesi;
  7. Lehtësim në punësim apo vetë-punësim.

Kontakte :

Email: qendraekeshillimit@yahoo.com

Tel: 052234600

Facebook: Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës

 
Donator(e): 
Swisscontact, Giz