Këshilli i BE-së miratoi me 10 dhjetor 2018 konkluzione mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS) duke rikujtuar angazhimet e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare për zbatimin e plotë të axhendës GPS dhe mirëpritur qasjen e re strategjike të BE-së ndaj Agjendës GPS.

Kjo qasje e re thekson nevojën për integrimin sistematik të një perspektive gjinore në të gjitha fushat dhe aktivitetet në fushën e paqes dhe sigurisë dhe në përgjithësi në veprimet e jashtme të BE-së. Gjithashtu thekson nevojën që BE-së të angazhojë, fuqizojë, mbrojë dhe mbështesë gratë dhe vajzat në mënyrë që të ndihmojë të gjitha vendet që të arrijnë paqe dhe siguri të qëndrueshme si komponent thelbësor i të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Teksti i plotë i Konkluzioneve për Agjendën Gratë, Paqja, Siguria gjendet në:

https://www.consilium.europa.eu//media/37412/st15086-en18.pdf