Shoqata Gruaja Paqja Siguria

1. Rezoluta 1325, të  drejtat e grave nga koncepti në  realitetin shqiptar

Nisma e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pikërisht më 31 tetor 2000, për miratimin e një rezolute për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave ka gjetur mbështetje të madhe në të gjitha vendet anëtare të saj. Shqipëria aktualisht është një shembull i mirë në implementimin e kësaj rezolute. Një fakt i tillë duhet theksuar se është mundësuar nga puna e palodhur e shoqërisë civile shqiptare, konkretisht nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale, aktualisht e emёrtuar “Gruaja, Paqja, Siguria” e cila ka mbështetur hartimin e  Planit Kombëtar të Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325 për vendin. 

 

Deri në shtator 2018 Republika e Shqipërisë nuk kishte ende një Plan të tillë që të synonte  përfshirjen e barazisë gjinore në çështjet e paqes dhe sigurisë. Nga viti 2016 e deri në miratimin e këtij Plani, janë bërë përpjekje të konsiderueshme për përgatitjen dhe miratimin e tij. Plani Ndërinstitucional i Veprimit erdhi falë punës së  qeverisë  shqiptare me miratimin e VKM me nr. vendimi 524, dt 11/09/2018) me titullPËR MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E REZOLUTËS 1325 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, "MBI GRUAN, PAQEN DHE SIGURINË", 2018-2020. Ky dokument është përgatitur në emër të qeverisë së Shqipërisë, nga Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në konsultim të ngushtë me përfaqësues të autoriteteve vendore, organizatave ndërkombëtare dhe me kontributin e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.

 

Shtysa, ekspertiza dhe asistenca teknike për përgatitjen e dokumentit janë dhënë nga vende me angazhim të rëndësishëm në zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "Për gruan, Paqen dhe Sigurinë" (Rezoluta 1325), si Vendet e Ulëta dhe Suedia, përmes zyrave të përfaqësisë së tyre diplomatike në Shqipëri, si dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes "Fondi për Barazinë Gjinore, UN Women" (UN WOMEN) në Tiranë, Prezenca e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë në Shqipëri (OSBE) dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, me synimin e reflektimit të universalitetit të Rezolutës 1325. Mbështetja më thelbësore është dhënë përmes projektit "Rezoluta 1325" financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe "Fondi për Barazinë Gjinore, UN Women" dhe zbatuar nga Shoqata e Grave me Probleme Sociale", dhe "Rrjeti për Fuqizimin e Gruas Shqiptare, AWEN". 

 

"Koalicioni për Rezolutën 1325" krijuar nga organizata të shoqërisë civile (OSHC) ka qenë kontribues në proçesin e hartimit të këtij Plani Veprimi. Gjatё punёs trevjecare, shoqёria civile u angazhua maksimalisht nё krijimin e njё Koalicioni Mbarёkombёtar i emёrtuar  “Gruaja Paqe Siguri”, i pёrbёrё nga 32 organizata prestigjoze. 

 

Nё kuadёr tё implementimit tё projektit, pёr t’i dhёnё frymё konkrete zbatimit tё Planit tё Veprimit lidhur me Rezolutёn nё terrenin e organizatave anёtare tё Koalicionit, si dhe pёr tё patur njё udhёrrёfyes informativ pёr to, expertёt e fushёs hartuan Strategjinё Orientuese, e cila ka ardhur si fryt edhe i punёs sё organizatave nё hartimin e strukturёs dhe pёrmbajtjes sё tij. Ky dokument ёshtё guida udhёrrёfyese e cila i hap rrugё realizimit tё misionit dhe vizionit tё Koalicionit nё monitorimin e Planit tё Veprimit si dhe aspekteve tё tjera adresuar sigurisё sё grave nё vendin tonё. Ky dokument strategjik siguron ecurinё konkrete tё veprimtarisё sё Koalicionit nё kuadёr tё monitorimit tё implementimit tё kёtij plani veprimi nё vendin tonё.

 

Koalicioni i pёrbёrё nga 32 organizata tё cilat aktivizohen maksimalisht nё pёrmbushjen e misionit tё implementimti tё Planit Kombёtar tё Veprimit ka në Vizion të saj : Një shoqëri që është e ndërgjegjshme dhe aktive, promotorre dhe garantuese e të drejtave të njeriut, të gruas” . 

Misioni i këtij koalicioni: Koalicioni “Gratë, Siguria, Paqja” kontribuon në zbatimin siç duhet të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Planit Kombëtar të Veprimit të qeverisë shqiptare përmes monitorimt, advokimit, dhe lobimit për zbatimin e tyre si dhe ndërgjegjsimin publik për çështjet e sigurisë e paqes së grave.

 

2. Tё dhёna statistikore 2019

Ёshtё bёrё njё punё intensive nga SHGPS nё kuadёr tё punёs trevjeçare tё kёtij projekti. Pёrkatёsisht, tё dhёnat statistikore janё si mё poshtё:

75 aktivitete 4938 perfittues 
14 trajnime per ngritje kapacitetesh 335 perfitues
8 sesione informuese 2525 perfitues
24 fushata ndergjegjesuese 1274 perfitues
4 workshope koordinuese 99 perfitues
3 aktivitete advokuese 340 perfitues
evente publike 52 perfitues
takime koordinuese për NAP 105 perftues
3 forume gazetareske 97 përfitues

3. Tё dhёna tё pёrgjithshme nё rang kombёtar pёr Rezolutёn 1325 

Në sajë të rritjes së ndëgjegjësimit dhe kapaciteteve në kuadër të Projektit "Rezoluta 1325" mund të thuhet se Shqipëria ka bërë përparim në informimin për Rezolutën 1325.

Nga një vlerësim fillesar në vitin 2017 të përfshirjes së grave në strukturat e ndërlidhura me paqen e sigurinë të dhënat tregonin se Shqipëria se në vitin 2016 në vend kishte rreth 6300 armë të pambledhura, 109 raste të viktimave të trafikuara, 95 raste të viktimave të trafikuara, 21% e grave ishin përfshirë në Kuvend, 14.7% femra u zgjodhën kryetare komunash, 10% femra në Forcat e Armatosura dhe vetëm 6% femra në Forcat e Policisë. 

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 rezultoi një rritje e pjesëmarrjes së grave. Parlamenti në vitin 2018 kishte një numër më të madh  të grave krahasuar me ato të mëparshme, me 28% të grave deputete, ndërkohë që pas zgjedhjeve të fundit vendore në vetëm 9 nga 61 bashki patëm kryetare bashkish gra, pra me vetëm 14.75% gra. 

Aktualisht 47% e qeverisë përbëhet nga gra. 

Po ashtu, tendenca e rritjes së pjesëmarrjes së grave është e pranishme edhe në institucionet publike të shërbimit civil: gjatë 2016, 60% e të emëruarve ishin femra dhe 40% e tyre meshkuj krahasuar me vitin 2015, përqindja mes femrave dhe meshkujve rezulton të thellohet në favor të grave (rreth 4% më shumë krahasuar me 2015).

Çështjet me bazë gjinore në sektorin e sigurisë ende duhet të adresohen. Udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Udhëzimet mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura për vitin 2017 adresuan çështjet e barazisë gjinore, duke parashikuar synimin për të rritur ushtarët profesionistë femra në Forcat e Armatosura deri në 15% numri i ushtarëve dhe në çdo strukturë të veçantë, në misionet dhe detyrat sipas niveleve të kërkuara operacionale.  Të dhënat lidhur me gradat e fituara nga femrat gjatë vitit 2017.

- Në vitin 2017, në Forcat e Armatosura nga personeli ushtarak i femrave, numri i përgjithshëm i grave ishte 210, nga të cilët 50 oficerë, 46 oficerë të paautorizuar dhe 98 ushtare.

- Në vitin 2016 në Forcat e Armatosura nga personeli ushtarak femra u promovuan në 158 gra, nga të cilat 64 oficerë, 70 nënoficerë dhe 24 ushtare.

- Në vitin 2016, për herë të parë në ushtrinë shqiptare, një grua u bë gjeneral brigade. 

Gjithashtu, në trupin diplomatik realiteti pasqyron një vetëdije për pjesëmarrjen e grave në politikëbërje, por ende ka shumë për të arritur. Në vitin 2017, numri i ambasadorëve gra u rrit në 26% dhe numri i përgjithshëm i grave  në 33%, duke arritur nivelin më të lartë të Shërbimeve të Jashtme Shqiptare. Ky trend duhet të mbahet dhe të forcohet më tej.

Gratë ende nuk kanë pjesëmarrje dhe kontribut në fushën e sigurisë e lidhur me policinë. Përqindja e grave në Policinë e Shtetit në janar 2018 ishte 14.2%, nga të cilat 9.7% janë oficere policie, 0% në pozita të larta drejtuese, udhëheqës të lartë 20%, liderë të parë 0% dhe udhëheqës 8%. 

Po ashtu, edhe pse numri i grave në Forcat e Armatosura është rritur me 14% në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, personeli ushtarak ende zë rreth 10% të Forcave të Armatosura. Gjatë vitit 2017, gratë në përfaqësimin ushtarak jashtë vendit përbënin 16% të totalit, me vetëm një zyrtare, nga 6 persona që shërbenin në këtë pozitë gjatë vitit 2016. Gjatë vitit 2017, vetëm 4.4% femra ishin të përfshira në misione / operacione jashtë vendit.

Siç shihet nga shifrat, pavarësisht punës së realizuar, por edhe rritjes së vëmendjes së politikave ndaj përfshirjes së grave në çështje e paqes dhe sigurisë, ende vendi duhet të përforcojë këto politika. Realizimi i Planit të Veprimit është një çështje që duhet përfshirë ndër prioritetet e politikave të vendit. Nё kёtё kontekst, Shoqata “Gruaja, Siguria, Paqja” dhe Koalicioni , shpreh angazhimin e mёtejshёm maksimal pёr pёrmbushjen e kёtij prioriteti sipas standardeve dhe parametrave tё duhur nё vendin tonё.

 

Bajana Çeveli

Drejtore Ekzekutive

Shoqata “Gruaja, Paqja ,Siguria”