Është zhvilluar sesioni i rradhës informues në kuadër të Projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës” mbështetur nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Pjesë e takimit u bënë gra, vajza, burra e djem nga komuniteti i Njësisë Administrative Manëz, të cilët u informuan mbi të drejtat e punësimit të grave, tregun e punës në Shqipëri, papunësia dhe politikat e punësimit, si dhe shërbimet që ofrohen për gratë dhe vajzat nga gupet e margjinalizuara.

 

Gjatë takimit, pjesëmarrësit ngritën shqetësimin mbi mundësitë e pakta të punësimit për gratë e vajzat në zonë, gjendja e dobët social ekonomike e familjes, si dhe mungesën e insitucioneve për ofrimin e shërbimeve në zonën.