
Patëm kënaqësinë të kishim në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel vendor, për të diskutuar mbi Rezolutën 1325 dhe Planin e Dytë të Veprimit. Një fokus i veçantë i këtij takimi u bë roli i grave në Këshillat Lokalë të Sigurisë dhe roli i rëndësishëm i secilit aktor në ruajtjen e sigurisë publike. Ky takim u realizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, me mbështetjen e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN-Albanian Women Empowerment Network dhe mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.