Shoqata "Gender, Paqe e Siguri", në zbatim të projektit "Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, do të mbështesë përfitueset me makina qepëse dhe qendisje, në kuadër të fuqizimit ekonomik të tyre. 

Në këtë kuadër, Shoqata "Gender, Paqe e Siguri” fton subjektet e interesuara që ushtrojnë aktivitet në fushën e shitjes/furnizimit të makinerive të qepjes dhe qëndisjes të paraqesin ofertat e tyre për blerjen e: makinë qendisje, makinë e thjeshtë linare, syzator. 

Subjektet e interesuara mund të paraqesin ofertën e tyre, e cila duhet të përmbajë emërtimin e makinës, çmimin përfshirë TVSH,  dhe të dhënat e sakta të subjektit që paraqet ofertën.

Ju lutemi, të dergoni ofertat tuaja brenda datës 1 Shtator 2026, ora 17.00, në adresën e emailit shoqatagps@gmail.com, ose fizikisht prane zyrës së ShGPS, në adresën: Lagjia.Nr.2, rruga "Karl Topia", përballë bibliotekës, Durrës.