Thirrje per subjektet qe ofrojne kurse profesionale

Shoqata Gender, Paqe e Siguri, në kuadër të Projektit “Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, i mbështetur nga AWEN/ qeveria Suedeze, do të ofrojë mbështetjen me kurse profesionale për gratë dhe vajzat e interesuara.

Ju lutemi të jepni ofertat tuaja për kurset parukeri - estetikë, kuzhinë, gjuhë e huaj. Subjektet duhet të jenë të licensuara, të ushtrojnë aktivitetin konform ligjit, si dhe të ofrojnë certifikata në përfundim të kurseve për pjesëmarrësit.                                

Ofertat Tuaja të dërgohen brenda datës 23.05.2025 ora 17:00, në adresën e e-mailit: shoqatagps@gmail.com ose fizikisht pranë zyrës së ShGPS, me adresë: L.Nr.2, Rr. “Sefer Efendi”, Pall. 1355, kati 2, Durrës.

Ofertat duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosur nga përfaqësuesi i kompanisë.