Përfundoi trajnimi dy ditor me gra dhe vajza nga 5 njësitë administrative të Bashkisë Durrës. Përgjatë këtij trajnimi, gratë dhe vajzat patën mundësinë që të njihen me elementë të këshillimit drejt punësimit dhe vetëpunësimit; hartimin e një CV dhe letre motivimi, mundësitë e integrimit në botën e punës, si dhe mundësitë e hartimit të një plani indivdual zhvillimi. Përmes punës në grup, diskutimeve të përbashkëta dhe aplikimit të pyetësorëve mbi sipërmarrjen dhe aftësitë personale e profesionale, pjesëmarreset patën mundësinë që të zhvillonin më tej kapacitetet e tyre profesionale. Kishim kënaqësinë të kishim pjesë të ditës së dytë të tajnimit edhe znj. Botusha, përfaqësuese e Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës. Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale në Bashkinë Durrës”, i mbështetur nga Qeveria Kanadeze – CFLI.

#CFLI 

#canadainalbania