Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, ka zhvilluar në 5 njësitë administrative të Bashkisë Durrës, takime me qëllim informimin e grave dhe vajzave mbi çështjet e lidhura me punësimin dhe botën e punës. Këto takime kanë rezultuar të rëndësishme për identifikimin e grave dhe vajzave të interesuara për t’u përfshirë në vijim në takime për eksplorimin e botës së biznesit, pjesëmarrjen e tyre në trajnimet për zhvillimin e një plani biznesi, por edhe për identifikimin e sfidave dhe nevojave me të cilat komunitetet në këto zona përballen.
Këto takime janë realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës”, mbështetur nga Ambasada Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI).