Shoqata Gender, Paqe e Siguri shpall njoftimin për vend provizor (deri në 1 vit) në pozicionin Koordinatore Projekti.
Vendndodhja: Durrës
Koha e punës: Full-time
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:
Edukimi dhe aftësitë profesionale:
1. *Diplomë Universitare në Juridik ose Diplomë Universitare në Shkenca Sociale të tilla si: Psikologji, Punë Sociale;
2. Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar);
3. Përvojë e mëparshme pune të paktën 2 vite;
4. Përvojë pune dhe angazhim me shoqërinë civile (e preferueshme);
Aftësitë individuale
* Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet;
* Aftësi për të punuar në grup;
* Aftësi të mira koordinuese;
* Të ketë aftësi të gjera analitike dhe të menduarit kritik;
* Të jetë përgjegjës për respektimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara;
Të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit shoqatagps@gmail.com, brenda datës 15 Shtator 2024.
*Aplikimet që do të konsiderohen nga ana jonë do të jenë vetëm të diplomuarat në degën psikologji, punonjëse sociale dhe juridike.