Në datën 26 Nëntor 2024, u zhvillua sesioni i rradhës informues me anëtarë të komunitetit të fshatit Draç, pjesë e Njësisë Administrative Ishëm. Pjesëmarrësit morrën informacione mbi të drejtat e punësimit të grave, tregun e punës në Shqipëri, shërbimet që ofrohen për gratë dhe vajzat nga gupet e margjinalizuara etj.Ata ndanë shqetësimin mbi pasojat që po sjell emigracioni në masë i të rinjve në këtë zonë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të zbatimit të Projektit "Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës", zbatuar nga Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" me mbështetjen e Ambasadës Kanadeze, nëpërmjet programit CFLI. 

 

#CFLI

#Canadainalbania