Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me Bazë Gjinore, çelëm këtë fushatë nën sloganin ”Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe të rinjve, mbi fenomenin e dhunës me bazë gjinore si dhe investimin në kryerjen e veprimeve të përbashkëta për parandalimin e këtij fenomeni. Ngjarjet e vazhdueshme të dhunës në familje, të cilat kanë përfunduar me humbjet e jetës për disa gra e vajza, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku ato jetojnë, ngrejnë një ‘kambanë alarmi” të fortë për të gjithë shoqërinë. Në ditët në vijim Shoqata do të zhvendosë takimet nërgjegjësuese në shkollat e mesme të Bashkisë Durrës.

Ky aktivitet realizohet nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, në bashkëpunim me Bashkia Durres, me mbështetjen e AWEN-Albanian Women Empowerment Network, me fonde të Qeverisë Suedeze.