Në ditën e sotme  Shoqata Gender, Paqe e Siguri organizoi një aktivitet hapës në Sheshin "Liria" Durrës, në kuadër të 16 Ditëve Aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore  me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të grupmoshave të ndryshme mbi fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nxitjen e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për parandalimin e këtij fenomeni. 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, është një fushatë e përvitshme globale që filloi sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Kjo fushatë aktivizmi përdoret për të mobilizuar përpjekjet dhe për të avokuar, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ky aktivitet u organizua në zbatim të projektit “Qendra Sociale për Gra dhe Vajza” mbështetur nga  AWEN (Albania Women Empowerment Network, Embassy of Sweden in Tirana).

 

Donator : 
(Albania Women Empowerment Network, Embassy of Sweden in Tirana)