Shoqata e “Grave me Probleme Sociale" sot,“Shoqata Gratë, Paqja dhe Siguria" në kuadrin e Projektit "Re-think, Eksperiment. Solution", i mbështetur nga UN Women, Fondi për Barazi Gjinore, më 21 nëntor, 2018 në ambientet e Dutch HUB / Tirana, zhvilloi takimin e rradhës me përfaqësues të 25 Organizatave të Shoqërisë Civile, anëtarë të Grupit të Koalicionit, Gratë, Paqja dhe Siguria.

Znj. Bajana Ceveli, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës GPS ne kuadër të Projektit "Re-think, Eksperiment. Solution" prezantoi dhe qëllimin e këtij takimit për forcimin e mëtejshëm të Koalicionit duke i motivuar anëtarët që të përfshihen më aktivisht dhe të marrin përgjegjësi si dhe organizimin e anëtarëve të Koalicionit në grupe pune sipas prioriteteve.

Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe sipas vendndodhjes së aktiviteteve të tyre, me qëllim që të diskutonin dhe të kuptonin nevojat e organizatave të tyre sipas këndvështrimit të zonave. Më pas, secili grup paraqiti konkluzionet e tyre para pjesëmarrësve. Trajnuesi Znj. Eralda Cani, në fund të prezantimeve lehtësoi diskutimin dhe identifikoi nevojat e përbashkëta të anëtarëve të Koalicionit. Këto nevoja kishin të bënin me:
- Zhvillimin e kapaciteteve të stafit të anëtarëve dhe të OJF-ve.
- Partneriteti. Nevoja për të ndërtuar një urë me qeverinë lokale dhe për ta zhvilluar atë në një partneritet.
- Mbështetje financiare për funksionimin operacional të Koalicionit, aktivitetet e promovimit përmes rritjes së dukshmërisë dhe logjistikës.
- Shkëmbimi i eksperiencës brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe me vendet e tjera në BE-së që kanë pasur përvoja të suksesshme në Axhendën e GPS.

U arritën prioritetet e mëposhtme të Koalicionit Gratë, Paqja dhe Siguria:
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për të zgjeruar agjendën GPS në nivelit të vendit si një mjet ndryshimi.
-Monitorimi i Planit Kombëtar të Veprimit.
-Përkrahje/lobimi në nivel lokal dhe qendror për të ecur përpara me zbatimin e PKV-it.

Në fund, rregullorja e përgatitur nga eksperti u rishikua midis pjesëmarrësve sipas identifikimit të temave dhe akti përfundimtar u ra dakord, printua dhe shpërndarë pjesëmarrësve.

Rezultatet e ketij eksperimenti social:
- Ndërveprim i mirë dhe socializimi i OJF-ve dhe anëtarëve të Koalicionit.
- Niveli më i lartë i motivimit të çdo anëtari të Koalicionit në lidhje me përfshirjen dhe  pjesëmarrjen.
- Dokumenti përfundimtar i rregullores së Koalicionit për veprimet e ardhshme.
- Identifikimi i prioriteteve dhe aktiviteteve të Koalicionit.
- Ndarja e anëtarësimit të koalicionit në tre grupe për vazhdimsin e procesit.