Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” ka zhvilluar sesionin e rradhës informues në komunitet në kuadër të zbatimit të Projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës” mbështetur nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI).Gjatë këtij takimi u ndanë informacione të rëndësushme mbi të drejtat e punësimit të grave, tregun e punës në Shqipëri, shërbimet që ofrohen për gratë dhe vajzat nga gupet e margjinalizuara etj.Përveç ndarjes së informacionit, këto takime shërbejnë për identifikimin e rasteve potenciale që do të mbështeten në fazën e dytë të projektit.