Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila fillon më datë 25 Nëntor(Dita Ndërkombëtare kundër Eliminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 Dhjetor(Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriu),  Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” ka realizuar takime ndërgjegjësuese në disa shkolla të Qarkut Durrës si:  “Naim Frashëri”, “Hysen Çela”, “Olsi Lasko”, “Beqir Çela” , “Ismet Nanushi” në Kullë/Sukth dhe “Gjimnazi Manëz”, në Manëz.

 Qëllimi kryesor i këtyre takime  ndërgjegjësuese ka qënë  informim i të rinjve dhe të rejave:

- Në lidhje me konceptet kryesore të dhunës në familje e asaj me bazë gjinore,

- Ciklin e dhunës,

-Masat mbrojtëse ligjore dhe

-Institucionet përgjegjëse për raportim.

Këto fushatë ndërgjegjësimi synon edukimin e të rinjve për të qenë raportues, mbështetës të viktimave të dhunës dhe solidarë me aktivistët/et e të drejtave të grave.

 

Këto takime janë zhvilluar në kuadër të projektit “16 Ditë Aktivizëm”, në bashkëpunim me UN Women Albania dhe mbështetje financiare nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.