Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e dytë prezantues të Projektit: “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull”. Ky takim, i zhvilluar në ambjentet e Njësisë Administrative Sukth, bëri bashkë anëtarë të MKR-së në Bashkinë Durrës dhe ofrues të shërbimeve pranë Njësive Administrative Sukth dhe Manëz. Në vijim të njohjes me projektin, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat me të cilat hasen gjatë menaxhimit të rasteve si dhe adresimin e tyre për një përgjigje sa më efektive në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Today, the second introductory meeting of the Project: "Strengthening a coordinated response of service providers to manage cases of all types of violence against women in Durrës Municipality and 4 Administrative Units Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rashbull" war organised.  This meeting, held in the premises of Sukth Administrative Unit, brought together members of the LRL in the Durrës Municipality and service providers from Sukth and Manëz Administrative Units. Following the presentation of the project, the participants discussed the challenges they encounter during case management as well as addressing them for a more effective response in support of victims of domestic and gender-based violence. This event was organized by Association Gender, Peace and Security in cooperation with UN Women and Durrës Municipality in the framework of the UN Joint Program “Ending Violence against Women” funded by Government of Sweden.